Të gjitha transferimet që ndodhën në afatin kalimtar të janarit në Superligën e Kosovës

01 shkurt 2020 | 09:44

Ka përfunduar para pak çastesh afati kalimtar i janarit për transferimin e futbollistëve në Kosovë, i cili ishte hapur që nga data 1 janar.

Klubi Futbollistik “Llapi” ka qenë hiperaktiv në këtë mini-afat kalimtar duke arritur të transferojë gjithsej 13 futbollistë. Nga skuadra llapjane janë larguar gjithashtu një numër i madh futbollistësh, të cilët mund ti gjeni në listën e mëposhtme.

Një revolucion të vërtetë ka bërë edhe skuadra e Feronikelit mes shumë ardhjeve të reja dhe shumë largimeve.

Kampioni dimëror Ballkani është mjaftuar me tre përforcime nga një për secilin pozicion, ndërkohë që ka hapur derën e largimeve gjithashtu për dy futbollistë.

Me tre përforcime kanë përfunduar këtë afat kalimtar Gjilani dhe Drita, klube nga të cilat janë larguar gjithashtu disa futbollistë.

Prishtina ka ‘goditur’ vetëm një herë, por që ‘shpërthimi’ është dëgjuar shumë. Ndërkohë, që ka huazuar disa futbollistë të tjerë.

Drenica ka qenë tejet aktive në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit, duke zyrtarizuar shumë futbollistë.

Edhe skuadrat që luftojnë për mbijetesë si Dukagjini, Ferizaj dhe Flamurtari janë përforcuar me bollëk, ndërkohë që Vushtrria duket se e ka ngritur ‘flamurin e bardhë’, pasi që janë larguar të gjithë futbollsitët e skuadrës së parë.

Gazetasheshi.com më poshtë ua sjell të gjitha transferimet dhe ndryshimet në 12 klubet e Superligës në afatin kalimtar të janarit për vitin 2020./Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Financave ka finalizuar projekt-buxhetin për vitin 2020 në…