Të gjithë miqtë dhe fansat e këngëtares së njohur janë të shqetësuar për gjendjen e saj shëndetësore!
Ylli i popit Jessica Simpson i ka “shqetësuar jashtëzakonisht shumë” miqtë e saj për shkak të humbjes së saj drastike dhe të vazhdueshme në peshë. Ylli i pop-it humbi 100 kilogramë pas lindjes së vajzës së saj në vitin 2019, por dyshohet se ka vazhduar trendin drejt niveleve jo të shëndetshme.
Simpson fillimisht kërkoi ndihmën e një nutricionisti pas lindjes në vitin 2019, por njerëzit më të afërt me të tani janë të shqetësuar se ajo po vazhdon një trend të rrezikshëm. Sipas Radar Online, një burim ka zbuluar se ajo ka humbur figurën e saj natyrale.
“Rrobat e saj i varen dhe faqet e saj janë të zhytura. Ajo as që i ngjan vetes më”, tha burimi, duke shtuar, “Jessica është natyralisht e mbushur. Nuk duket e shëndetshme që ajo të jetë kaq e hollë.”
Edhe shumë fansa janë shumë të shqetësuar me postimet e saj të fundit. Me shumë frikë nga një çrregullim i të ngrënit. Të tjerë, megjithatë, kanë dalë në mbrojtje të saj.