Të gjithë për Grenellin, të gjithë kundër Grenellit!

10 shtator 2020 | 11:18

Shkruan: Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

 Bisedime jotransparente dhe marrëveshje të dyshimta: Mungesa e transparencës ka qenë “thembra e Akilit” gjatë tërë procesit të negociatave, prandaj ka lënë hapësirë për interpretime të ndryshme e që janë  keqpërdorur kryesisht për qëllime politike. Është e ditur që në bisedime të ndjeshme e që janë të ndërmjetësuara nuk dalin informata për atë çka negociohet me përjashtim të rasteve që disa informata lëshohen si balona provues për t’u testuar reagimi i opinionit. Edhe gjatë bisedimeve midis Izraelit dhe Palestinës asnjëherë nuk kanë janë bërë publike ato që janë biseduar deri kur është arritur marrëveshja përfundimtare. Në këtë kontekst, as Kosova nuk bën përjashtim andaj janë pritje të tepruara të opinionit që të informohen për çdo gjë që bisedohet, në të kundërtën bisedimet as që do të kishin kuptim. Mirëpo, në anën tjetër është moralisht e papranueshme që politikanët e Kosovës të gënjejnë aq shumë, kurse ndërmjetësuesit ndërkombëtarë edhe më shumë në kohën kur transparencën e kanë në majë të gjuhës dhe në të gjitha raportet për Kosovën, mungesa e transparencës dhe llogaridhënies janë pika të zeza që po e penguakan zhvillimin e demokracisë në Kosovë. Marrëveshja e Uashingtonit për ta ashtuquajturin normalizim ekonomik midis Beogradit dhe Serbisë, në tërë përpjekjen për ta fshehur qëllimin final, megjithatë kishte pjesë të lakuriqësuara.

Pjesët e lakuriqësuara po përdoren si karrem për opinionin. Marrëveshja e Uashingtonit është pjesë e fushatës zgjedhore të presidentit Trump apo keqpërdorim për qëllim të fushatës prandaj edhe fituesi absolut ishte Trumpi, pastaj Serbia dhe në fund, çka të mbetet edhe për Kosovën. Nëse realizohet premtimi se ShBA do të investojnë 13 miliardë dollarë në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe Serbisë atëherë padiskutueshëm edhe Kosova do të përfitojë. Disi, shuma është aq e madhe për të besuar dhe unë i kam rezervat se kjo do të përmbushet dhe se edhe kjo po keqpërdoret për qëllime elektorale. Delegacioni i Kosovës është futur në gërshërë të seksit politik apo prostitucionit politik midis ShBA-së dhe BE-së dhe po përdoret si top pingpongu. Ose, më mirë të them si thes ku e ushtrojnë forcën dhe dhunën kundër vullnetit të qytetarëve të Kosovës dhe realitetit në Kosovë. Pas Marrëveshjes së Uashingtonit, ekipi negociator (kurrë nuk kemi pasur ekip më të dobët dhe më jokompetent) zbarkoi në Bruksel për takim me kundërshtarët e përbetuar dhe të papërmirësueshëm të pavarësisë së Kosovës; Borelli, Lajçaku, çetniku dhe krimineli i luftës Aleksandar Vuçiq dhe ngjizja e neoçetnikizmit, Marko Gjuriq. Edhe këtu, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti e ripërsëriti frazën se me palën serbe do të bisedohet vetëm për njohje reciproke por se tash e tha se ky është synim i cili do të realizohet brenda një viti që nuk është asgjë tjetër veç stërzgjatje e rrenës dhe mashtrimit apo plasimi i rrenës në formë të serialit në kohën që premtimin për njohje reciproke që e kishte të vetmin qëllim në bisedimet në Uashington në mënyrë arrogante ia shkërdheu Grenell, së bashku me kriminelin e luftës, Aleksandar Vuçiq duke e hequr si pikë e veçantë e marrëveshjes. Po në të njëjtën mënyrë ua shkërdhyen refuzimin për mini Shengenin ballkanik si dhe Ujmanin. Kam menduar se delegacioni i Kosovës, me gjithë mungesën e kompetencës dhe kredibilitetit, do të duhej ta mbronin interesin e shtetit të Kosovës e jo të përmbushnin kërkesat e presidentit Trump, emisarit arrogant dhe agresiv Grenell dhe të tjerëve. Si të shpjegohet ndryshe prostituimi negociator kur thuhet se këtë apo atë e kemi bërë për arsye se na është lutur presidenti Trump apo për hir të Amerikës ndonëse nuk ka qenë në rregull! Favoret personale nuk mund të bëhen duke e dëmtuar shtetin dhe mandatin që e keni. Ju mund t’i lëshoni brekët edhe para Trumpit sikur edhe para Grenellit, si favor dhe kontribut personal por këtë nuk mund ta bëni në emër të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Në një vend normal të tillët do ta kishin problem të kthehen në Kosovë kurse, në Kosovë, me një ndryshk dhe korrupsion moral dhe material, mbi këto baza sigurohet mbijetesa politike dhe ndërtohet karrierë. Pas takimit në Bruksel, BE-ja deklaroi se nuk mund të japin asnjë informatë për faktin se jemi në një periudhë të ndjeshme duke ngritur dilemat për rezultatet përfundimtare në ndërkohë që delegacioni nga Kosova nuk guxon ta nxjerrë një fjalë të vetme përveç përtypjes së rrenës se: “nuk bisedojmë për asgjë tjetër përveç njohjes reciproke …” të cilën tash nuk e kanë më si kusht  por si një synim….

Hanibal Grenell ante portas: Në Kosovë e kemi një situatë jonormale kur karrierën politike, marrjen e pushtetit dhe ruajtjen e këtij pushteti e projektoni duke u mbështetur te koçet e të tjerëve. Sidomos kjo ka qenë e theksuar kohëve të fundit kur shumë politikanë u eliminuan apo po bëhet përpjekje për pushkatim politik duke u akuzuar për antiamerikanizëm e që po identifikohet se nuk po pajtoheni të mendoni apo të përkrahni 100 për qind atë që e thonë presidenti Trump dhe emisari Grenell në kohën kur më shumë se 50 për qind e amerikanëve nuk i besojnë Trumpit dhe për Grenellin e marrin vesh se qenka gjallë vetëm për shkak të sjelljeve konfrontuese sa ishte ambasador në Gjermani dhe se kur pushkaton të gjithë ata që në një mënyrë apo tjetër e kundërshtojnë, qoftë edhe si kundërshtim kolateral ndonëse nuk fërkohen fare me Hanibal Grenellin. Në mbrojtje të Dullës e sulmoi ashpër, pa asnjë arsye Vjosa Osmanin, kryetare e Kuvendit ndërsa Albin Kurtin dhe LV-në e ka pjesë së menysë së përditshme. Krijohet një përshtypje që Hanibal Grenell dhe Albin Kurti kanë krijuar një raport ndërvartësie dhe se nuk munden pa njëri-tjetrin. Kemi një situatë të ulët dhe të mjerë kur disa politikanë dhe parti politike në Kosovë, tërë aktivitetin politik, në mungesë të një kontributi më kreativ, e ndërtojnë duke e cilësuar Albin Kurtin si antiamerikan dhe shkatërrues të raporteve Amerikë – Kosovë. Me shprehje seksuale, për shkak të impotencës së veprimit politik, Albin Kurtin e përdorin si viagrën apo stimulues që do t’i mbante gjallë! E pamoralshme dhe e pandershme, skajshmërisht. Me këtë po i vendosin Hanibal Grenellit topin në 11-ësh, duke e lënë portën pa asnjë mbrojtje! Këtë Hanibal Grenell po e keqpërdorë pamëshirshëm kurse edhe Albin Kurti po ia bënë ndihmësin me deklarata dhe veprime që, edhe Albini e ka të qartë se janë të parealizueshme. Ju kujtohet se Albini pati deklaruar se me të ardhur në pushtet LV-ja, ata do ta zhbëjnë Gjykatën Speciale dhe asnjë të dyshuar apo të akuzuar nuk do t’ia dorëzojnë kësaj gjykate duke e pasur të qartë se pikërisht ShBA-të janë kumbar për themelimin e kësaj gjykate. E morën pushtetin dhe deklaruan se të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare i kanë gjetur të nënshkruara dhe të ratifikuara andaj nuk mund të bëjnë asgjë sepse janë para aktit të kryer. Edhe tash, ndonëse nuk ka asnjë nevojë të fitojë vota në zgjedhje të parakohshme e të cilat nuk do të mbahen sepse, nëse edhe hipotetikisht do të mbahen LV-ja do të jetë fituese, politikisht është vetëvrasje nëse deklaroni se: “posa të marrim pushtetin do ta anulojmë marrëveshjen e Uashingtonit…” Edhe nëse e marrin pushtetin, do të veprojnë njëjtë si me rastin e Gjykatës Speciale duke thënë se ne nuk e kemi përkrahur por se të tjerët e kanë nënshkruar. Me këtë Albin Kurti po ua mbushë pushkën injorantëve politikë në Kosovës sikur edhe Hanibal Grenellit në Uashington! Papjekuri dhe adoleshencë politike! Tash, ua bëjë një pyetje të gjithë atyre që e ushqejnë Hanibal Grenellin me “antiamerikanizmin” e Albin Kurtit se për çfarë arsye duhet ta pranojmë çdo gjë që e thotë Hanibal Grenelli. Është e mjerë ajo politikë apo politikan që donë të bëjë karrierë politike duke e pohuar amerikanizmin e vet dhe duke e denoncuar antiameriaknizmin e tjetrit sikur edhe ai që do të bëjë karrierë politike duke kundërshtuar çdo gjë që vjen nga Hanibal Grenelli dhe shpura e tij. Latinët thoshin se në mes është e vërteta, in media res, prandaj çdo ekstrem është i dëmshëm. Në fund të fundit, të gjithë e duan mesin sepse boshti i botës nuk është në skaje por në mes. Si dhe shumë gjëra të tjera, të këndshme për njeriun dhe njerëzimin. Më habit fakti se disa portale e denoncojnë vëllanë e Fitore Pacollit se paska ftuar që në ‘Twitter’ të kundërshtohet Hanibal Grenell. Hanibal Grenelli paska të drejtë të bëjë ç’të dojë, kurse të tjerët nuk paskan të drejtë ta kundërshtojnë atë. Përulje dhe servilizëm, deri në neveri!

Zhvillimet e fundit që prodhojnë efekt si një pordhë e ftohtë: LV-ja kërkon mocion për rrëzim të qeverisë Hoti ndonëse nuk, as numra e as përkrahje. Bën gabime elementare të një adoleshenti politik; në njërën anë vendosë vija të kuqe ndaj partisë që ka shumë deputetë, në anën tjetër kërkon përkrahje nga kjo parti. E quan kryeministrin Hoti ilegjitim në kohën kur ky është zgjedhur kryeministër me 61 vota të deputetëve të Kuvendit dhe se askush që e di edhe shkronjën A të politikës nuk mund të thotë se kryeministri Hoti është ilegjitim apo ilegal. Kryeministri Hoti është krejtësisht legjitim dhe kjo nuk mund të kundërshtohet. Tjetër çështje është nëse e kontestoni punën që bënë.

PDK-ja po paraqitet si opozitë e biseksualitetit parlamentar ku zëdhënësi paraqitet më me peshë se vet kryetari. E quan qeverinë Hoti mashtruese, ka vërejtje për marrëveshjen përkatësisht për mini Shengeni dhe Ujmanin, preferon zgjedhje të parakohshme kurse deklaron se do ta konsiderojnë mocionin e LV-së vetëm kur ata e sjellin në Kuvend listën me 61 nënshkrime! Nëse LV-ja i siguron 61 nënshkrime, çka i duhet atëherë përkrahja e PDK-së?! PDK-ja ose duhet të sillet vërtetë si opozitë, ose duhet të bëhet pjesë e qeverisë!

AAK-ja po kërcënon me dalje nga qeveria Hoti, sa herë që nuk po punojnë semaforët. Janë bërë joseriozë; thërrasin mexhlisin e partisë për të diskutuar për dalje nga qeveria e pastaj thonë se kanë diskutuar nëse Mesi do të luajë për Barcelonën! Po e luajnë lojën e inxheve sepse, kjo AAK-ja, në këtë situatë kurrë nuk do të dalë nga qeveria! Të jeni të sigurt për këtë!

Shumë po flitet për zgjedhje të parakohshme e këto nuk do të mbahen. Askush nuk i do zgjedhjet përveç LV-së që do të dali fituese. Përralla janë këto kërkesa dhe kërcënime. Edhe për presidentin do ta gjejnë një zgjidhje, pa shkuar fare në zgjedhje!

Në Kosovë shpërtheu një pordhë e kombinuar, hidrogjenike dhe atomike por që nuk e pati efektin, as të parës e as të dytës. Nuk pësuan njerëzit e as objektet përveçse iu dha mundësia çdo injoranti që, nga pozita e ekspertëve të japin vlerësime si ndodhi, pse ndodhi dhe se çka do të ndoshë në të ardhmën. A janë materiale që i ka shitur dikush nga Serbia, dikush nga vet Gjykata Speciale apo ndonjë haker që ka hyrë në sistemin e kësaj gjykate. Mirëpo është fakt se në këtë rast më së shumti do ta pësojnë dëshmitarët e mbrojtur që asnjëherë nuk kanë qenë të mbrojtur pasi janë “vrarë” pikërisht nga ata që është dashur t’i mbrojnë; nga Tribunali i Hagës, nga UNMIK-u, nga EULESH-i dhe, së fundi, do të vriten nga Gjykata Speciale!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej disa ditësh, Kejvina Kthella, ka ndarë me ndjekësit në…