
Të gjithë sportistët do të monitorohen përmes një GPS-i
Të gjithë sportistët e stafet që do të udhëtojnë në Japoni për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” do të mbajnë një GPS (gjurmues).
Lajmi është konfirmuar nga shefi organizativ i Olimpiadës, Toshiro Muro. Ai saktësoi se ky gjurmues nuk do të shërbejë vetëm për të monitoruar lëvizjen e sportistëve por edhe të gjurmuar në mënyrë retroaktive çdo lëvizje të tyre në rast se shfaqen raste pozitiviteti me koronavirus. Një GPS do të mbajnë edhe përfaqësuesit e mediave dhe të ftuarit që do të jenë në Tokio apo në Fshatin Olimpik gjatë Olimpiadës. Të gjithë do të jenë objekt i monitorimit. Muro nuk ka deklaruar nëse pijet alkoolike do të lejohen apo jo në Fshatin Olimpik.
Tokio është ende në gjendje të jashtëzakonshme deri në fund të qershorit si pasojë e pandemisë Covid-19. Ndërkohë që Olimpiada do të nisë më 23 korrik (deri më 8 gusht).