Të gjithë u shokuan kur u shfaq si kameriere, reagon këngëtarja e famshme: U zgjova me 10 mijë mesazhe…
Gjatë muajit korrik, disa foto të këngëtares së famshme, Lana Del Rey, u bënë shumë virale në rrjet. Ajo shfaqej duke punuar në një Waffle House.
Artistja ka dhënë së fundmi një intervistë për “The Hollywood Reporter”, ku ka zbuluar historinë e kësaj pune.
Lana kaloi një javë në Alabama me vëllain dhe motrën e saj, e cila përfshinte udhëtime të shpeshta. Ata e kishin kaluar gjithë mëngjesin atje si klientë përpara se dikush t’i ofronte Lana-s një mënyrë për t’i ndihmuar.
Detyra e saj e parë ishte të ndihmonte një klient të rregullt, i cili gjithmonë porosiste të njëjtat gjëra. Videot dhe fotot qarkulluan me shpejtësi duke rezultuar në një valë vëmendjeje që Del Rey nuk e priste.
“Do të doja që albumi im të ishte bërë po kaq viral. U zgjova me 10,000 mesazhe të nesërmen në mëngjes, disa nga njerëz me të cilët nuk kisha dëgjuar për 10 vjet. “Pashë foton tënde në Waffle House!” shkruanin dhe unë i thashë, ‘A e dëgjuat albumin e ri?’”, ka thënë këngëtarja e famshme.
Rikujtojmë, se së fundmi u publikuan pamje të pazakonta të njerëzve që binin përtokë në një koncert të këngëtares. Koncerti në kryeqytetin meksikan Mexico City, tregonte njerëzit që rrëzoheshin njëri pas tjetrit drejt tokës teksa këngëtarja performon në sfond. Edhe pse nuk u raportua për viktima, ngjarja e frikshme i nxiti njerëzit të kërkonin një shpjegim logjik, teksa shumë prej ndjekësve i bëri të mendojnë se bëhet fjalë për një ngjarje paranormale apo magji.