Të gjithë veteranët – pjesëmarrës dhe pjesëtarë së shpejti do të pajisen me certifikata
Zyra për Çështjet e Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së, që funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, të cilën e udhëheq Gazmend Syla, në një deklaratë për gazetën “Epoka e re” ka bërë me dije se së shpejti ZKM do të pajisë veteranët – pjesëtar dhe pjesëmarrës me certifikatat që u takojnë.
Syla ka bërë me dije se kohë më parë është hapur tenderi nga Zyra e Prokurimit pranë ZKM-së për shtypjen e certifikatave për këto kategori, e që është në funksion të ligjit L4-261.
Po ashtu, Syla ka shprehur pakënaqësi rreth shtyrjes se kësaj çështje edhe pse ajo, sipas tij, është dashur të kryhet para dy vitesh dhe se të gjitha kategoritë e shpallura të pajisen me atë titull të merituar.
Me dhënien e këtyre certifikatave veteranët – pjesëtarë dhe veteranët – pjesëmarrës do t’i gëzojnë benifitet e caktuar me ligj, por jo edhe pagë mujore.