Të hapet arkivi i LV-së, se ka akuza për përdhunime

06 maj 2020 | 11:38

Ish-deputeti Milaim Zeka, i cili mbrëmë ka qenë në studio në incidentin që ka ndodhur në mes të avokatit Tomë Gashi dhe Nol Nushit të Partisë Social Demokrate, ka ftuar policinë t’i nisë hetimet për përdhunime në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas Zekës, Gashi nuk dëgjon kur tjetri flet dhe nuk përgjigjet në pyetje. “Arsyeja e shkuarjes time ishte respekti qe gëzoje për disa ish deputete te PSD, si Faton Topalli, Dardan Sejdiu, Dardam Molliqaj, Dukagjin Gorani, Shqipe Pantina, etj. Pavarësisht nga votat, këta njerëz kane qene ajka e VV-se, te cilët, kush me pak, e kush me shume, i kane gjynahet e veta për degradimin kaq te rende qe ia ka ba kjo Lëvizje shoqërisë shqiptare ne gjithë boten”, ka thënë Zeka.

Ai ka shkruar se Gashi merrej në debat me nënvlerësim dhe poshtërim të PSD-së duke filluar dhe mbaruar çdo gjë me personale. “E fyente Nolin. Pastaj kthehej e thonte se është i gatshëm “ta rrafe prap atë lypsarin e rrugës”, te cilin e pati shqelmuar para një kohe. Debati degradoi deri ne ate mase, sa qe Tom Gashi i thoshte Nol Nushit “kujna i ngjanë ti, nënës apo motrës”! Aludimi ishte i qarte. Pasi mbaroi emisioni, Toma vazhdoi duke i thëne Nolit: -Pse nuk po i hapni arkivat?! Pastaj vetpergjigjej: -Po nuk po i hapni se te kane q… ne bythe ne seline e VV-se?!!! Imagjinoni pra, nese kjo eshte e vertete sipas Tomes, ai po e mbrone nje parti qe eshte ne pushtet, dhe qe ne te kaluaren paska kryer perdhunime edhe ndaje meshkujve aktivista?! Akuze teper e rende, po sipas Tomes, ndoshta e vertete”, ka shkruar Zeka.

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Covid-19 mund të sjell një ndryshim të madh në mënyrën…