“Të harruarit e Kosovës”, Bejta: Gratë amvise dhe rinia 16-18 vjeç jashtë shtesave qeveritare!

24 dhjetor 2024 | 19:59

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fiknete Bejta, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për ndihmat inkonsistente dhe të pamjaftueshme ndaj qytetarëve. Ajo thekson se për 4 vite ndihmat prej 100 eurosh janë ndarë vetëm pesë herë, duke përjashtuar kategoritë më të cenueshme si gratë amvise dhe të rinjtë e moshës 16-18 vjeç.

Bejta kërkon politika të qëndrueshme, stabilizim ekonomik dhe rritje të vendeve të punës, duke theksuar se shpërndarjet e rastësishme nuk janë zgjidhje për varfërinë dhe inflacionin.

Postimi i plotë:

Të harruarit e Kosovës: Gratë amvise dhe rinia 16-18 vjeç jashtë shtesave qeveritare!

Ndihmat inkosistete nuk janë të qëndrueshme e aq më pak të mjaftueshme. Qytetarët e Kosovës hanë e pinë çdo ditë dhe paguajnë fatura për çdo javë e muaj. Për 4 vite, Qeveria e Kosovës vetëmjaftohet me ndihmat 100-euroshe të ndara vetëm 5 herë në 48 muaj sa është në pushtet.

Përveç kësaj, asnjëherë të vetme këto mbështetje nuk prekin gratë amvise, ato gra që nuk përfitojnë nga asnjë skemë sociale e qeverisë e as fëmijët e moshës 16-18 vjeç, të cilët me vështirësi gjejnë vende pune duke iu përshatur kushteve sipas kritereve ligjore për moshën që kanë.

Ndërkohë që mbështetjet e rralla dhe inkosistente për përfitime partiake, janë të pabalancuara dhe nuk prekin nevojtarët më të mëdhënj të shoqërisë sonë, ato zgjidhin pak probleme për të mos thënë asnjë anipse krijojnë ngarkesë të lartë mbi buxhetin tonë.

Qytetarëve të cenuar nga varfëria, e mbi të edhe nga inflacioni dyshifror, duhet t’u garantohet qëndrueshmëri në të ardhura. Kjo është ndihma që duhet bërë. E kjo nuk bëhet me shpërndarje të papërgjegjshme të parave herë pas herë nga buxheti sa për të nxitur entuziazëm elektoral.

Kjo arrihet me politika të mirëmenduara, me stabilizim të çmimeve, me investime strategjike kapitale, e kësisoj me gjenerim të vendeve të reja të punës e dinamizim të përgjithshëm të ekonomisë.

Nuk duhet bërë lojë me të varfrin. Është e patolerueshme!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tashmë prej shtatë vitesh banorët e fshatit Hajmel dhe zonave…