Të hënën bëhet promovimi i librit “Hyrje në Psikolinguistikë” i autorit Rrahman Paçarizi
Shtëpia botuese “Dukagjini” fton njerëzit e artit dhe librit që të jenë pjesë e promovimit të librit “Hyrje në Psikolinguistikë” i autorit Rrahman Paçarizi.
Libri “Hyrje në Psikolinguistikë” nga autori Rrahman Paçarizi do të promovohet më 21 tetor, ditën e hënë, në orën 18:00 në librarinë “Dukagjini” ( te sheshi “Nëna Terezë”).
Për të diskutuar rreth librit, në panel do të jenë të pranishëm:
Shkumbin Munishi – gjuhëtar;
Enkelejda Kapia – gjuhëtare; dhe
Labinot Balaj – psikolog.
Promovimi do të moderohet nga Liridona Bytyçi.
Shënim: Libri “Hyrje në Psikolinguistikë” ofron një tablo të përgjithshme të katër nënfushave kryesore të psikolinguistikës; prodhimi i gjuhës, të kuptuarit e gjuhës, të nxënit e gjuhës dhe çrregullimet gjuhësore.
Ju mirëpresim në librarinë “Dukagjini”.