Të hënën fillon transporti hekurudhor në relacionin Prishtinë-Pejë
Sindikata e Punëtorëve të Hekurudhave të Kosovës- Trainkos, njofton se pas lehtësimit të masave dhe hyrjes në fazën e dytë, të hënën me datë 18.05.2020, fillon transporti i udhëtarëve në relacionin Prishtinë-Pejë.
Përmes një njoftimi në “Facebook”, thuhet se të gjitha rekomandimet për masat parandaluese infektive janë ndërmarrë nga Njësia e mbështetjes dhe përkrahjes. “Ju, do jeni të sigurt në udhëtimin tuaj, me ne sepse; Është bërë dezinfektimi i plotë i hapësirave të brendshme dhe të jashtme; Janë pajisur me dezinfektues, çdo hyrje në vagonët tuaj; është bërë vendosja e shenjave parandaluese, të kujdesit dhe udhëzimet e nevojshme. Andaj, ne po punojmë çdo ditë që të ngrisim cilësinë dhe imazhin në Hekurudhat e Kosovës”, thuhet në njoftim.
https://www.facebook.com/trainkossindikata/posts/145483410366436?__xts__%5B0%5D=68.ARBCnHpyIEa_CXg9CT0xu9kmaUEvYl6brJs03cVRmFjeGrjXSpmNaHHwG-pA1q4T2fH_r7FOZrHJJFfQOO1N1mzIgUZee4xHwWm8dARMPadxgYzkoN-bSSb796viVM2HXnphrKM-HDqY0-SdPh5OOEtNqSwi9_K0fCpFKJmYs7LPDa5Rj4E8IRs90oOxsBUfU0SmdIalktnw4-089lYbVUempY5gtCvOOuHLDfMX8xvA_kOsMSkVdKE-76rJrKCDqU7wmmNIEvS0ac-SUPIqzbiwk1jujdKDe1nFQdkVL-WtpPuvP8yaL7K192e_prsAPScZjHuOHpqPy0x1IB0wvsc&__tn__=-R
Dje Qeveria në detyrë e Kosovës bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë, njoftuan se faza e dytë nisë më 18 maj, dhe do të shtohet edhe nga 1 orë në lëvizjen e qytetarëve, gjithsej 4 orë dhe kjo i bie 2 paradite 2 pasdite. (A. M / Epoka e re).