Të hënën FSK-ja organizon “Ditën e Hapur”

24 nëntor 2023 | 10:45

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, të hënën, më datë 27 nëntor, duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 13:00 organizojnë “Ditën e Hapur’’.

Manifestimi qendror do të mbahet në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetëror, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere me mision në vendin tonë.

Deklarimi për media i personaliteteve të larta shtetërore, me rastin e Ditën e Forcës do të bëhet nga ora 11:50-12:10.

Në këtë ditë festive, të gjithë qytetarët janë të mirëpritur në të gjitha kazermat e FSK-së, si në: Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin, ku do të ekspozohen pajisje, armatime, demonstrime si dhe aktivitete të ndryshme, që dëshmojnë kapacitetet e FSK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një armëpushim i përkohshëm në luftën mes Izraelit dhe Hamasit…