Të hënën FSK-ja pranon automjetet e blinduara si donacion nga SHBA-të
Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së ka njoftuar se të hënën do të organizojnë ceremoninë e pranim-dorëzimit të donacionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me automjete ushtarake të blinduara, të tipit M1117 ASV (Armored Security Vehicle).
Kjo ceremoni do të mbahet në Kazermën “Adem Jashari” duke filluar nga ora 11:00.
Për të përcjellë këtë ceremoni pjesëmarrës do të jenë presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Gjithashtu, në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe autoritete të larta ushtarake civile vendore dhe ndërkombëtare.
Ministri Mehaj ka bërë me dije se automjetet e blinduara taktike, të kompletuara me platformën e integruar të armatimit dhe pajisjet e nevojshme për përmbushjen e misionit, do të jenë sistem shumë i rëndësishëm i kapaciteteve ushtarake të FSK-së.