Të hënën grumbullohet Kosova U19
Më 2 gusht do të grumbullohet Përfaqësuesja e Kosovës U19 në hendboll. Grumbullimi do të bëhet në Prishtinë, ndërsa janë planifikuar të mbahen nga dy stërvitje në ditë.
Trajneri i kësaj grupmoshe të Kosovës, Taib Kabashi, ka vendosur që në listën e gjerë të përfshijë 23 lojtarë. Prej tyre 14 udhëtojnë në Evropian.
Në listë janë edhe disa lojtarë që bëjnë karrierë jashtë vendit. Sa i takon Shaban Zogajt, ai është në procedurë të kompletimit të dokumentacionit. Javë më parë është bërë një përzgjedhje fillestare e Kosovës U19.
Kosova U19 merr pjesë në Evropianin e Divizionit B që mbahet në Letoni prej 16 deri më 22 gusht. Kosova është në grupin A së bashku me Holandën, Turqinë e Malin e Zi. Në grupin tjetër janë Rumania, Luksemburgu e Letonia. Kosova ndeshjen e parë e luan më 16 gusht ndaj Turqisë. Më 17 gusht luajmë ndaj Holandës, ndërsa më 19 gusht ndaj Malit të Zi. Më pas janë ndeshjet për plasman.