Të hënën grumbullohet përfaqësuesja
Përfaqësuesja e Kosovës do të grumbullohet nga 18 shkurti (e hënë) në mënyrë që të përgatitet sa më mirë për duelin me Rumaninë që do të zhvillohet më 24 shkurt në orën 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë në kuadër të parakualifikimeve për “Eurobasket 2021”.
Përfaqësuesja do të jetë e vendosur në hotel “Afa” deri në ditën e zhvillimit të ndeshjes. Stërvitjet do të zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, prej 18 deri më 23 shkurt prej orës 10:00-12:00 dhe prej 19:00-21:00. Kosova bën gara në Grupin B dhe në tri duelet e para ka pësuar disfata, dy herë nga Maqedonia dhe një herë nga Rumania, ndërsa e ka edhe një shans në muajin gusht për ta siguruar një vend për në kualifikime për “Eurobasket 2021”.
Raundi shtesë i parakualifikimeve për “Eurobasket 2021” do të zhvillohet prej 3 deri më 21 gusht, ndërsa emrat e kundërshtarëve Kosova do t’i mësojë në shkurt pas ndeshjes kundër Rumanisë.