
Të hënën homazhe te varri i ish-presidentit Rugova
22 dhjetor 2019
| 20:58
Nesër mbushen 30 vjet nga themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Me këtë rast, anëtarë të Kryesisë dhe struktura të kësaj partie do të bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Manifestimi për shënimin e 30-vjetorit të themelimit të LDK-së do të mbahet në restorant ‘Golden Imperial’. Ibrahim Rugova që njihet si udhëheqësi historik i LDK-së, e drejtoi këtë parti derisa ndërroi jetë.