Të hënën Hoxhaj promovon në Prishtinë librin më të ri “Përplasja e Madhe”
17 qershor 2022
| 17:38
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, do të promovojë javën e ardhshme në Prishtinë librin e tij më të ri “Përplasja e Madhe”.
Promovimi i këtij libri do të bëhet më 20 qershor, në ambientet e hotelit Swiss Diamond në orën 18:00.
Libri “Përplasja e Madhe” flet për luftën diplomatike dhe informative të Rusisë kundër Kosovës dhe Ballkanit.
Hoxhaj para disa ditësh këtë libër e ka promovuar edhe në Tiranë.