Të hënën Kuvendi mban seancë plenare
03 qershor 2022
| 16:06
Të hënën, më 6 qershor, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare.
Seanca do të fillojë në orën 11:00.
Rendi i ditës
I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 5, 11 dhe 13 maj 2022:
5. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,
6. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, 7. Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, 8. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar.II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 26 maj 2022:
4. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-033 për provimin e jurisprudencës,
5. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, 6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-070 për Pijet e Forta Alkoolike, 7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës, 8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-027 për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve, 9. Zgjedhja e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit, 10. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.