Të hënën Kuvendi shënon Ditën e Demokracisë
14 shtator 2019
| 17:23
Të hënën, më 16 shtator 2019, nën moton “Pjesëmarrja”, për të 11-in vit me radhë, Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.
Duke filluar në orën 9:30, qytetarë, studentë dhe nxënës do të vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe do të njihen me punën e përfaqësuesve të tyre të zgjedhur.
Për nder të kësaj dite, Kuvendi organizon aktiviteteve të ndryshme që e afirmojnë ndërtimin e demokracisë.