Të hënën mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurimit për Ushtrinë e Kosovës

15 dhjetor 2018 | 23:09

Me kërkesë urgjente nga Serbia dhe Rusia, të hënën mblidhet Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara për Ushtrinë e Kosovës, raportojnë mediat e huaja.

Mbledhja do të mbahet të hënën në mbrëmje, ndonëse vendet anëtare ende nuk kanë vendosur nëse do të mbahet me dyer të hapura apo të mbyllura. Me shumë gjasa, Beogradi zyrtar do të përfaqësohet nga presidenti Aleksandar Vuçiq, njoftoi agjencia ruse e lajmeve, TASS.

Krijimi i Ushtrisë së Kosovës ka sjellë reagimin e Serbisë dhe Rusisë në OKB.

Moska dhe Beogradi këmbëngulin për ta mbajtur të hapur mbledhjen, ndërsa një grup vendesh perëndimore duan që ajo të mbahet me dyer të mbyllura. Kryesuesi i radhës, që është Bregu i Fildishtë, vijon të negociojë me palët.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare në Shtetet e Bashkuara, John Bolton, përmes rrjetit social “Twitter” ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Drita është personazh i madh i US ARMY…