Të hënën mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Malishevës
Mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit të komunës së Malishevës e thirrur për të premten, por ajo është shtyrë për javën e ardhshme (të hënën).
Në këtë mbledhje të parë ka qenë planifikuar të bëhet zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Malishevës, por partitë politike për dy orë debati nuk kanë arritur marrëveshje për zgjedhjen e kryesuesit.
Kuvendi i Komunës së Malishevës ka 31 anëtarë, ndërsa asnjë subjekt politik nuk e ka shumicën.
Kuvendi i Komunës së Malishevës i dalë nga zgjedhjet e fundit lokale, ka këtë përfaqësim të subjekteve politike: Nisma ka 11 anëtarë, PDK-ja, ka 9 anëtarë, LDK-ja ka 6 anëtarë, Lëvizja Vetëvendosje ka 4 anëtarë dhe AAK-ja 1 anëtar. Mbledhja e Kuvendit të Komunës së Malishevës do të vazhdojë punimet më 15 janar 2018 në orën 10:00.