Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit

21 janar 2018 | 14:53

Nesër (e hënë), do të mblidhet kryesia e Kuvendit të Kosovës. Sipas njoftimit për medie të Kuvendit të Kosovës, , mbledhja do të mbahet në ora 11:00, derisa ende nuk dihet nëse do të shqyrtohet kërkesa e deputetëve nënshkrues për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Rendi  i ditës:

 

  1. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme,
  2. Përgatitjet për seancë plenare:
  3. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 14 dhjetor 2017:
  4. Votimi i Raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2016.
  5. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2016,
  6. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2018,
  7. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
  8. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa.

 

  1. Përgatitjet për seancën plenare të radhës:

 

  1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  2. Koha për pyetje parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  4. Interpelanca e Kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për ta informuar Kuvendin në lidhje me gjuajtje me armë nga z. Dardan Gashi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike,
  5. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për miratimin e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm – Agjenda 2030 për Kosovën,
  6. Shqyrtimi i parë i Projekt Kodit të Drejtësisë për të Mitur,
  7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kontrollin e brendshëm të financave publike,
  8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik,
  9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje,
  10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-115 dhe me Ligjin Nr. 05/L-080,
  11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Azil,
  12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Standardizim,
  13. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2016,
  14. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2016,
  15. Shqyrtimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës 2017-2026,
  16. Zgjedhja e një (1) kandidati për anëtar joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
  17. Zgjedhja e 5 (pesë) zëvendësve të Avokatit të Popullit,
  18. Propozimi i Grupit Parlamentar të PDK-së për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AC/DC dhe Andrei Rieu ia kanë dalë të mbushnin me…