Të hënën me 14 tetor bëhet hapja e Rezidencës Artistike Ndërkombëtare “Ulpiana Artë” në Prishtinë

09 tetor 2024 | 16:58

Instituti i Kosovës për Siguri dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare bën hapjen e Rezidencës së parë Artistike Ndërkombëtare në Kosovë, më e madhja në Trojet Shqiptare dhe në Ballkan, ku marrin pjesë 50 artistë të të gjitha trojeve shqiptare dhe artistë nga shtetet e huaja. Për herë të parë më përmasa kaq të mëdha ndërkombëtare organizohet ky event në Kosovë ku do të marrin pjesë mbi 50 artistë Kombëtar&Ndërkombëtar në “Rezidencën Artistike Ndërkombëtare Ulpiana Artë”, në studion e dizajnerit Emre Ismajli. Në krye të janë eventi është z. Anton Krasniqi “Menagjer i Projektit, znj. Saba Berisha Ismajli “Kuratore”, znjsh. Dhurata Begolli, “Drejtoresh Artistike”, dhe z.Florim Rullani “Kordinator”.Hapja bëhet me 14.10.2024 në ora 16:00 ditë e Hënë. Ky event është mbështetur nga Ministria e Kulturës së Republikës së Kosovës dhe Komuna e Prishtinës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mund të duket larg në letër, mirëpo organizata më e…