Të hënën, më 22 maj 2023, me fillim nga ora 10:00, bëhen homazhe në Burgun e Dubravës
Me rastin e shënimit të 24-vjetorit të masakrës së Dubravës, të hënën nga ora 10:00 bëhen homazhe në nderim të burgosurve të vrarë në burgun e Dubravës nga forcat ushtarake policore serbe.
Shërbimin Korrektues i Kosovës dhe Ministria e Drejtësinë si çdo vit tjetër edhe këtë vit ka lejuar hyrjen e familjarëve të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të masakrës së Dubravës si dhe musafirëbe tjerë në hapësirat e burgut për të nderuar të burgosurit e vrarë gjatë periudhës 19-24 maj 1999. Në homazhe do të marrin pjesë edhe kryeministri, Albin Kurti dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca.
Njoftimi i plotë i Këshillit Organizativ:
Njoftojmë të gjithë ish të burgosurit, familjarët e të vrarëve dhe të mbijetuarve të masakrës së Dubravës si dhe të gjithë të interesuarit se me datën 22.05.2023 (e hënë), duke filluar nga ora 10:00, do të bëhen homazhe në nderim të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të masakrës në Burgun e Dubravës, e cila ka ndodhur 24 vjet më parë, (19-24 maj 1999).
Hyrja në hapësirën e burgut të Dubravës do të fillojë nga ora 09:30.