Të hënën, Mitrovica e Skenderaj mbesin pa ujë të pijes

26 mars 2021 | 15:34

Në jugun dhe veriun e Mitrovicës si dhe në Skenderaj, të hënën do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes nga ora 08:00 deri në 16:00.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” u ka bërë thirrje qytetarëve të rezervojnë sasi të mjaftueshme të ujit të pijes për nevojat e tyre.

Ndërprerja e ujit te pijes, sipas njoftimit, do të ndodhë për shkak se kompania Hidroekonomike “Ibër Lepenci” e cila furnizon me ujë te papërpunuar, do të zhvilloj punime në stacionin e pompave në Lushte.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM I RENDESISHEM

Te nderuar konsumatorë,

Te hënën me date: 29.03.2021 duke filluar nga ora 08:00 gjer në 16:00 do të këtë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes dhe atë për Mitrovicë (jug dhe veri) dhe Skenderaj, prandaj ju lusim qe të rezervoni sasi të mjaftueshme të ujitë të pijes për nevojat e juaja.

Ndërprerja e ujitë të pijes do të ndodhë për shkak se Kompania Hidroekonomike “Ibër Lepenci” e cila na furnizon me ujë të papërpunuar do të zhvilloj punime në stacionin e pompave në Lushtë.

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj!

Me respekt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KRU “Gjakova” ka njoftuar se ka hapur piken e inkasimit…