Të hënën në Bruksel do t’u përmbahemi vijave të kuqe për çështjen e Kosovës

23 shkurt 2023 | 08:27

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë sonte se në takimin e së hënës në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, do t’i përmbahet vijave të kuqe për çështjen e Kosovës, për të cilat foli në Kuvendin e Serbisë – pa marrë parasysh çfarë bëhet.

Në hapjen e Panairit të Turizmit në Beograd, Aleksandar Vuçiq, i pyetur nga gazetarët nëse të hënën në Bruksel, nisur nga mesazhet nga BE-ja se pritet një lloj pranimi i propozimit franko-gjerman, tha se Serbia do të mbetet në vijat e kuqet të mëparshme dhe kujtoi qëndrimet që ai ka paraqitur në Kuvend.

“Gjithçka që thash në Kuvend, e kuptoj shqetësimin tuaj dhe na presin shumë net të vështira, është se Serbia do t’i përmbahet asaj që thash në Kuvendin Kombëtar – pa marrë parasysh çfarëdo që të jetë”, tha Vuçiq.

Të hënën në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së do të takohen Kurti dhe Vuçiq. Të dy drejtuesit e shteteve përkatëse e kanë pranuar në parim planin franko-gjerman.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Maratona diplomatike për forcimin e Ukrainës dhe mbrojtjen e ligjit…