Të hënën në Shqipëri mbërrijnë doza të tjera të vaksinës Pfizer

09 mars 2021 | 17:23

Sot bëhet një vjet në luftën ndaj Covid-19 në Shqipëri, e cila ka nisur me identifikimin e dy rasteve të para në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik dhe trajtimin e dy pacientëve të parë në Spitalin Infektiv, më 9 Mars të vitit 2020.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, ka shprehur mirënjohjen dhe falënderime ekipit mjekësor të Infektivit, duke bërë një bilanc të këtij viti pandemie.

Më tutje, ajo ka bërë me dije se dozat tjera të vaksinës anti-Covid pritet të vijnë në Shqipëri të hënën e javës së ardhshme.

“Unë jam e kënaqur që brenda kësaj jave përfundojmë vaksinimin e ekipeve tona mjekësore, infiermierore dhe ky është një hap drejt fitores ndaj virusit por nuk është mjaftueshëm sepse në fakt e gjithë popullata, sidomos ata të cilët janë grupe prioritare, do të vijojnë vaksinimin, ashtu sikurse ne jemi duke bërë. Më shumë se 20 mijë vaksinime janë kryer deri tani, presim të hënën të vijnë dozat e tjera të kontratës së Pfizer, për të vijuar vaksinimet e të gjithë personelit dhe të moshuarve që tashmë i kemi kryer me dozën e parë. Presim nga COVAX të vijnë dozat e vaksinës AstraZeneca dhe do të njoftohemi besoj në një moment të shpejtë për datën e mbërritjes së 14,400 vaksinave nga instrumenti COVAX”, ka thënë Manastirliu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia hapësinore ruse “Roskosmos” ka njoftuar sot se kishte nënshkruar…