Të hënën ora e parë e mësimit në kryeqytet i dedikohet “Dhunës me bazë gjinore”

24 nëntor 2024 | 23:34

Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka njoftuar se në të gjitha shkollat nesër në Kryeqytet do t’ia kushtojnë orën e parë mësimore temës së “Dhunës me bazë gjinore”.

Lushtaku-Sadriu, bëri të ditur se ky vendim është ndërmarr për vetëdijesimin e nxënësve. “Ora e parë e mësimit nesër- Kundër dhunës me bazë gjinore”.

“Me qëllim të vetëdijesimit të nxënësve, kam marrë vendim, që të gjitha shkollat në Kryeqytet t’ia kushtojnë orën e parë mësimore nesër temës së ‘Dhunës me bazë gjinore’”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atilla është rikthyer në “Big Talk” dhe ka pasur një…