Të hënën Prishtinës i shtohen edhe 21 autobusë të rinj
29 gusht 2018
| 12:18
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se javën e ardhshme do të vijnë në kryeqytet edhe 21 autobusë të tjerë të Trafikut Urban.
Ai ka thënë se autobusët e rinj do të dalin në qarkullim nga 1 tetori i këtij viti.
“Edhe 21 autobusët e tjerë sot nisen nga fabrika. Të hënën janë në Prishtinë, ndërsa nga 1 tetori do të jenë në qarkullim edhe në linja tjera përpos 1, 3 dhe 4. Vazhdojnë me prioritetet e reja dhe implementimin e linjave të reja”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10157739096562166&set=a.10150329960552166&type=3&theater