Të hënën do të mbesin pa ujë të pijshëm dy zona të Prishtinës
17 qershor 2018
| 17:14
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët e rrugës “Fehmi Agani” dhe ata të lagjes “Tophane”, dhe zonat e tjera përreth tyre, se të hënën duke filluar nga ora 9:00 deri në orën 17:00 do të ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm.
Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë, janë punimet teknike që janë duke u bërë në sistemin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit nga ana e komunës së Prishtinës.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë me dije se punimet teknike po realizohen me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.
/Epoka e re/