Të hënën tërhiqet shorti për Ligën e Dytë dhe ligat e juniorëve e kadetëve

04 gusht 2023 | 10:30

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), ka njoftuar se Komisioni i Garave i Ligës së Dytë, Superligës dhe Ligës së Parë të juniorëve dhe Superligës së kadetëve, ka vendosur që edicioni i ri i garave 2023-2024, të nisë më 26-27 gusht.

Njëherit, Komisioni i Garave ka marrë vendim që tërheqja e shortit për edicionin e ri të bëhet të hënën (më 7 gusht) duke filluar nga ora 11:00 për Ligën e Dytë, 11:15 për Superligën e kadetëve, 11:30 për Superligën e juniorëve dhe nga ora 11:45 për Ligën e Parë të juniorëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, i cili aktualisht mban pozitën…