Të hënën vendoset nëse do të ketë rinëmurim të votave në disa vendvotime

20 shkurt 2021 | 13:30

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të hënën do të vendos nëse do të ketë rinumërim të votave në disa vendvotime të ndryshme, pasi aktualisht është duke u bërë auditimi i disa votave, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai ka thënë pas marrjes së raportit, KQZ-ja do ta shqyrtojë dhe më pas do të vendoset.

“Ka vendvotime që janë duke ju nënshtuar procesit të auditimit dhe deri të hënën më së largu do të kemi raportin, ku QNR-ja do të paraqes rekomandimet dhe më pas KQZ-ja vendos nëse do të ketë rinumërim në disa vendvotime”, ka thënë Elezi.

Ai të shtunën në një konferencë për medie ku ka folur për aktivitet që po zhvillohen në QNR, ka thënë se s’ka datë se kur do të bëhet shpallja përfundimtare e rezultateve, duke theksuar se një gjë e tillë s’mund të bëhet pa përfundimin e të gjitha procedurave.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një punëtore e një lokali në Ferizaj është ankuar se…