Të hënën zhvillohen bisedimet Ukrainë – Rusi
27 shkurt 2022
| 17:16
Zëvendësministri i Brendshëm ukrainas, Evgeny Yenin ka deklaruar se bisedimet në mes delegacioneve ruse dhe ukrainase do të zhvillohen të hënën në mëngjes.
Zyra e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko e telefonoi presidentin ukrainas gjatë të dielës.
“Politikanët ranë dakord që delegacioni ukrainas do të takohet me delegacionin rus pa parakushte në kufirin ukrainas-bjellorus, pranë lumit Pripyat”, raporton CNN.
“Aleksander Lukashenku ka marrë përgjegjësinë për të siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin Bjellorus do të qëndrojnë në terren gjatë gjithë udhëtimit, takimit dhe kthimit të delegacionit ukrainas”.