
Të hënën zhvillohet ndeshja Vllaznia-Besa
02 mars 2018
| 18:23
Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ka aprovuar kërkesën e KF Vllaznia që ndeshja e javës së 21-të, Vllaznia-Besa, të zhvillohet, të hënën në Ferizaj nga orën 13:00.
“Kjo ndeshje ishte paraparë të luhet, të dielën, në Gjilan, mirëpo terreni aty është tejet i rënduar nga reshjet e fundit dhe kjo ka bërë që klubi nga Pozherani të detyrohet të kërkojë terren tjetër për zhvillimin e kësaj ndeshjeje”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)