TE HEROINA MIRDITORE MARIE BIBA ??

01 janar 2023 | 18:18

Pas cermonisë së nderimit dhe varrimit të Kryetarit të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ të Shqipërisë Odhise Porodini në Tiranë, rrugës për kthim në Kosovë u ndalëm në Rrëshen!

Në kryeqendrën e Mirditës në Rrëshen, takuam heroinënën mirditore, simbolin e Krahinës lavdimadhe të Shqipërisë, vajzën e Heroit të Popullit Bardhok Biba, të nderuarën, Miken e madhe të familjes, shqiptaren e hekurt Marie Biba!

Nuk mund të largoheshim nga Shqipëria e të mos ndaleshim pa e pirë një kafe dhe pa e ngritur një dolli ?me Marien, bashkëshortin e saj doktorin e nderuar mirditor Zef Prengën dhe djalin e tyre të vetëm, Valmir Prengën e mrekullueshëm!

Bashkë me shokun e bashkëluftëtarin e UÇK-së, atdhetarin e patriotin e shquar Gani Neziri, e kishim për nderë që në natën e fundit të vitit 2022, që po lenim pas, të bënim edhe një foto për kujtim, në ndërrim të moteve!

I uruam vitin e ri 2023 të famshmës Marie Biba dhe familjes së sajë, duke iu dëshiruar jetë të gjatë, suksese e gjithë të mirat e botës!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 1 Janar 2023!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët ukrainas në Kiev janë dëgjuar duke brohoritur nga ballkonet…