Të infektuarit nga Hani i Elezit janë anëtarë të një familje
Shtatë persona të infektuar nga Komunën e Hanit të Elezit janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë duke u monitoruar nga Policia.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Refki Suma, në një bisedë telefonike për Ekonomia Online ka thënë se rasti i parë ka qenë i kontaktit në Ferizaj e pastaj ka infektuar edhe gjashtë familjarët e tjerë.
Suma njoftoi se të gjitha janë izoluar në shtëpi dhe janë duke u monitoruar nga Policia.
Më tej, Suma bëri me dije se të infektuarit janë nga “Lagjja Curri” në periferi të Hanit të Elezit.
“Rasti i parë ka qenë i kontaktit i marrë nga Ferizaj, pastaj ai e ka bartur edhe te 6 persona të tjerë familjarë. Shtatë personat janë duke u mbikëqyrë nga Policia vazhdimisht dhe të gjithë janë të izoluar në shtëpi dhe gjendja e tyre është e mirë. Të prekurit janë në periferi të Hanit të Elezit që kufizohet me autostradën ‘Lagjja Curri’”, u shpreh Suma, duke shtuar se komuna është pajisur me pajisje elementare nga ministria dhe donacione të tjera.
79 raste janë konfirmuar mbrëmë pozitive me koronavirus ka njoftuar IKShPK-ja përmes një njoftimi për media. Sipas njoftimit, nga gjithsej 250 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, si dhe nga karantina në Qendrën Studentore, me SARS CoV-2 pozitiv janë diagnostikuar gjithsej 79 raste.