Të infektuarit nga Skenderaj, të gjithë u shëruan

02 maj 2020 | 10:16

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka treguar se të gjithë të infektuarit me koronavirus në Skenderaj janë shëruar. Ai ka thënë se bashkë triumfojmë dhe lajmi për shërimin e të gjithë të infektuarve është lajm i jashtëzakonshëm. Në fund, Jashari ka falënderuar të gjithë ata që bashkëpunuan me Komunën e Skenderajt dhe vendimet e qeverisë për masat kundër parandalimit të pandemisë.

Shkrimi i tij:

Bashkë triumfojmë!

Lajm i jashtëzakonshëm!

U shëruan të gjithë pacientët e diagnostifikuar me herët me COVID-19 në komunën tonë.

Kjo është një fitore e jona e përbashkët kundrejt një armiku të përbashkët.

Sapo mora informatën nga IKSHP që nga 11 mostra të marra sot në Skenderaj, përfshirë edhe pacientët me COVID-19, të gjithë kanë rezultuar negativ.

Faleminderit bashkëvendas që po i përmbaheni masave parandaluese që kemi ndermarrë.

Vazhdojmë kështu për të mirën e përbashkët!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sot, në orën 13: 00,…