Të jemi vigjilentë dhe të matur me situatën në veri
03 korrik 2019
| 08:20
Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, u ka bërë thirrje institucioneve vendore dhe ndërkombëtare që të jenë vigjilente nga provokimet e Serbisë në veri.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ajo ka thënë se simulimi i krizës humanitare në atë pjesë është një provokim i hapur i Serbisë për ta destabilizuar pjesën veriore të vendit.
Sipas saj, me veprime të tilla shteti serb po vazhdon ta tregojë mentalitetin hegjemonist.
Tahiri ka thënë se pret që dialogu Kosovë-Serbi të rifillojë në muajin tetor, menjëherë pas ndryshimit të lidershipit të BE-së.
Deri atëherë, sipas saj, Kosova duhet të ndërtojë një ekip serioz të unitetit.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)