Të jesh inteligjent do të thotë të dish se sa idiot je
Thënie nga: Edgar Morin
Përzgjodhi dhe përktheu: Dashnor Kokonozi
– Paradoksi i çasteve të përjetësisë që ne arrijmë të përjetojmë, është se ato janë kalimtare.
– Ndërgjegjja nuk është kurrë e sigurt se arrin të tejkalojë mëdyshjen dhe pasigurinë.
– Të jetosh është krejtësisht irracionale, por sistemi ynë jetësor është organizuar në mënyrë krejt racionale
– Gjithçka që fitojmë sjell humbje, çdo përparësi – kokëçarje !
– Nëse dimë të kuptojmë para se të dënojmë, atëherë do të jemi në rrugën e humanizimit të marrëdhënieve njerëzore
– Duke sakrifikuar thelbin për shkak të urgjencës, harrojmë urgjencën e thelbit!
– Të jesh inteligjent do të thotë të dish se sa idiot je.
– Që të jesh i lumtur në jetë duhet të jesh egoist dhe pa zemër!
– Mondializimi është një ndërvarësi pa solidaritet !
– Subjekti njerëzor është egocentrist, në kuptimin se vetafirmohet duke u vënë në qendër të botës së tij. Por, në ‘unin’ e tij, ai përfshin një ‘ti’ dhe një ‘unë’ dhe është i pazoti të përfshijë ‘unin’ e tij në një ‘ti’ dhe në një ‘ne’.