TË JESH PREJ REÇAKUT

28 dhjetor 2020 | 10:49

HAJDIN MORINA

 

TË JESH PREJ REÇAKUT

 

Të jesh prej Reçakut
ose vetë të jesh Reçak,
ndryshe të çelë heshtja,
dhimbja e liria më 15 janar.

Ndryshe të mërdhinë
e ndryshe të ndizet në shpirt
dita e pushkatuar e 15 janarit,
nëse je fëmijë ose nënë e Reçakut.

Nëse ia pe sytë përmbi kodër
15 janarit pak para se të pushkatohej nga barbarët.

 

(15 janar 2019, 21 vjet pas masakrës që tronditi botën)

 

VRASJA E ZOGJVE

 

Siç m’i arnonte nëna në fëmijëri

Pantallonat e shqyer në gjunjë

Kur rrëzohesha nëpër gurë

Ashtu i arnova kur u ktheva nga lufta

Degët e pemëve të vrara e të plagosura

 

Siç ma arnonte nëna këmishën në krah

Degët e pemëve të plagosura i arnova

I arnova të shtrenjtat pemë

Të vrara të plagosura nga policët serbë

 

I arnova të mos kishte dhimbje asnjë gjeth

Të mbuloheshin me zogj degët në pranverë

I arnova të shtrenjtat pemë

 

Në vendin tim

Policët serbë

Kanë vrarë njerëz,

Fëmijë, zogj dhe pemë

Policët serbë

 

Kanë vrarë rrezet e diellit

Në tokë kur binin.

 

  (Këto poezi janë botuar në sprovën për antologji “Dritë mbi plagë”, botuar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, Gjenevë, 2020)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se…