Mbrëmjen e kaluar, modelja e njohur ka bërë një postim në “Instastory” ku tregon një moment teksa është në shoqërinë e reperit të dashur për publikun. Ata shfaqen të kapur dorë për dore.
Çifti, të cilët prej kohësh kanë qenë të kujdesshëm në ruajtjen e privatësisë, kanë ndarë me ndjekësit foto nga pushimet e tyre në Siçili, duke treguar vendndodhjen e tyre ndryshe nga çdo herë kur janë munduar të jenë hermetikë dhe mos të zbulojnë që janë bashkë.
E si për ta përforcuar më shumë aludimet për lidhje, reperi në një intervistë ishte shprehur se femra me e bukur shqiptare është Adrola Dushi.
Pak javë më parë, edhe Adrola publikoi një foto nga një koncert i Capital T në Tiranë, duke e përshkruar si një përvojë që “nuk zhgënjen asnjëherë”.
Ende mbetet për t’u parë nëse do të ketë një konfirmim zyrtar.