“Të kishte guxim sa ka ide” – Matoshi me një varg kritikash ndaj presidentes Osmani
Analisti Halil Matoshi ne emisionin “Politiko” në Kanal 10 ka thënë një varg kritikash ndaj presidentes së vendit, Vjosa Osmani.
“Presidetja e vendit ta kishte pas guximin qysh e ka idenë, idenë e ka me qenë aleati i fundit i mbrojtjes me perëndimin dhe këtë e kam thënë qysh në fillim, presidentja po ka qef me lëviz dhe mos me prishë aleancën me Amerikanët dhe me BE-në por që nuk e ka guxim dhe nuk është në rolin e saj kushtetues sepse po të ishte në rolin e saj kushtetuës ajo e mirëmbanë unitetin e popullit sipas kushtetutës së Kosovës, ajo do ti mbledh gjitha forcat edhe opozitën. Por ajo fillimisht ka fillu me sha opozitën gjë që është e pa shembulltë si presidente e Kosovës, por kjo është me partinë e saj në koalicion me VV-së dhe nuk guxonë me fol”, ka thënë Matoshi.