A do të kthehet Thaçi në PDK pas përfundimit të mandatit si president
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se pas përfundimit të mandatit si president nuk e ka ndërmend të kthehet në partitën të cilën e ka drejtuar për shumë vite.
“E kam potencuar edhe më herët, as nuk do të kthehem në krye të partisë (PDK). Nuk pretendojë kurrë. As që do të bëjë parti të re, as që do të pretendojë të kthehem në postin e kryeministrit. Dy mandate janë mjaftë, tri janë shumë dhe një është pak. As që mendoj të marrë pjesë në ndonjë garë elektorale për deputet. Janë gjera të përfunduara për mua”, ka thënë Thaçi në emisionin “Pressing” të “T7”.
Thaçi ka thënë se nëse do të ndodhë reforma zgjedhore, ku presidenti do të zgjedhet nga populli atëherë do të mendoj t’i hyjë kësaj gare. “Nëse hyjë sigurt do të fitojë”, ka deklaruar Thaçi.