Të lënduarit nga mjeti shpërthyes në Gjakovë i amputohet shuplaka e dorës, dërgohet në Prishtinë për trajtim
Personi që mbeti i lënduar nga një mjet shpërthyes në fshatin Babaj Bokës të Gjakovës, iu është këputur shuplaka e dorës, po ashtu ka marrë lëndime në të dy gjunjët.
Rastin e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Spitalin e Gjakovës, Gjok Komani.
Komani tutje tha se i lënduari është dërguar në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm, pasi ka marrë një dozë gjaku.
“Lëndim nga një masë eksplozive që ia ka ataku shuplakën e dorës, e ka amputuar, e ka këput në fakt, edhe ka pasë lëndim të ekstremiteteve të poshtme, nën gju të dy anëve. Në anën e djathtë ka qenë edhe frakturë e nëngjurit me lëndim të indeve të buta, kurse në anën e majtë ka qenë vetëm lëndim i indeve të buta, pa frakturë, pa lëndim, pa ataktim të kockave”, u shpreh Komani.
“Te ne është reanimu, është ekzaminuar dhe është dërguar në ekzaminim shtesë diagnostifikues, me rentgen e me këto dhe është konstatuar ato që thash më herët. Edhe ka marrë një dozë gjak dhe në mungesë të kirurgut vaskular, i cili në këto raste zakonisht konsultohet për arsye se mund të preket sistemi vaskular, është dërguar për Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm”, tha ai për klankosova.
Plagoset rëndë nga një mjet shpërthyes një person në Gjakovë