Te Liverpooli shqetësohen për gjendjen e Alissonit: Duket një dëmtim serioz
07 tetor 2024
| 14:32
Liverpooli e fitoi ndeshjen ndaj Crystal Palace (1-0), por shenje e zezë ishte se portieri Alisson Becker, e la lojën në mes për shkak të një lëndimi. Duke folur për mediat, kapiteni i Liverpoolit, Virgil Van Dijk, ka thënë se lëndimi i portierit brazilian duket serioz. Portieri më pas u zëvendësua nga Vitezslav Jaros, i cili bëri debutimin e tij.
“Dëmtimi i Alisson nuk duket mirë. Duket si një dëmtim i kofshës, i cili tashmë po e shqetësonte dhe nga i cili u rikuperua”, ka thënë Van Dijk. Gjithsesi, klubi u shpreh se portieri do t’i nënshtrohet disa testeve para se të mësohet shkalla e dëmtimit. Për momentin ai ndodhet ende në Angli, por ndoshta do të mungojë për një kohë të gjatë.