Të luash për Barçën është mundësi që të vjen një herë në jetë
22 shkurt 2022
| 13:20
Pierre Emerick-Aubameyang ka pranuar se ka hequr dorë nga paga prej mbi 400 mijë euro në javë për t’iu bashkuar Barcelonës.
32-vjeçari ishte ndëshkuar nga Mikel Arteta dhe iu hoq shiriti i kapitenit për mungesë disipline. Një muaj më pas, ai u largua nga Arsenali me marrëveshje të dyanshme dhe iu bashkua Barcelonës në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.
“Unë dëshiroja të vija te Barcelona. Hoqa dorë nga paga sepse është mundësi që të vjen njëherë në jetë”, ka deklaruar sulmuesi nga Gaboni.
Barcelona kishte qenë e interesuar në transferimin e ish-sulmuesit të Borussia Dortmundit që nga viti 2020, por nuk arriti ta realizonte.