Te Manchester City shpresojnë ende: Titulli është i mundur

20 janar 2025 | 12:13

Manchester City arriti një fitore të rëndësishme 6-0 ndaj Ipswich, që riktheu ekipin e dikurshëm, të pamëshirshëm dhe që dominon në fushë.

Rezultat që ka rikthyer besimin te skuadra, çka duket në fjalët e mbrojtësin Manuel Akanji. Ai thotë se fitimi i titulli është ende i mundshëm për skuadrën e trajnerit Pep Guardiola: “Gjëja më e rëndësishme tani është të rikuperojmë të gjithë lojtarët e dëmtuar dhe të luftojmë së bashku për trofetë e sidomos për titullin. Gjithçka varet nga ne. Duhet të tregojmë paraqitje të mira dhe do të fillojmë nga ndeshja e radhës. Ka disa gjëra në të cilat duhet të përmirësohemi. gjithmonë mund të përmirësoheni në futboll, por mendoj se jemi në rrugën e duhur”, ka thënë Akanji.

Në fund, mbrojtësi shpreson që të gjithë të jenë të shëndetshëm: “Uroj të mos kemi më dëmtime të rënda dhe më pas të gjithë të përpiqemi të japin më të mirën në fushë. Gjithmonë është më e lehtë kur luajmë të gjithë”. “Haaland? Jam shumë i lumtur që ai do të qëndrojë këtu për një kohë të gjatë dhe i lumtur që është në ekipin tim. Ai ka qenë një ndihmë e madhe për ne, ka shënuar kaq shumë gola dhe mban topin për të krijuar mundësi. Ai është sulmuesi më i mirë në botë dhe e ka fituar plotësisht këtë kontratë”, ka deklaruar Akanji.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KEDS-i ka njoftuar se njëri nga tri bizneset në varg…