Të martën konferencë për media e Bashkim Latifit rreth të drejtave të punëtorëve në aeroportin ‘Adem Jashari’
Të martën në orën 11:00, në zyren e Federatës së Sindikatës së Pavarur të Komunikacionit dhe Lidhjeve të Kosovë (SPKLK) do të mbahet konferencë për media, në të cilën do të flas kryetari i Sindikatës së Pavarur të Aeoroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Bashkim Latifi rreth drejtatve elementare të mbi 717 punëtorëve.
Në këtë konferencë do të jetë i pranishëm edhe avokati Tomë Gashi, i cili përmes një njoftimi në “Facebook” ka njoftuar për konferencën në fjalë.
Postimi i plotë i Tomë Gashit:
Çka po ndodhë në aeroportin “Adem Jashari”, menaxhmenti i Kompanisë Turke Limak, të cilë me koncesion për 20 e ndoshta edhe për 5 vite shtese thujase ju fal i vetmi aeroport në Republiken e Kosovës. A ështe duke i respektuar të drejtat elementare të mbi 717 punëtorëve shqiptarë, shumica të organizuar në shoqatën e pavarur sindikale të aeroportit. Për këtë mund të njoftoheni nesër me 06.08.19 në oren 11. në konferncë për media në zyren e fedrates së SPKLKS-së, ku për këto çështje dhe të tjera do të flas Kryetari i sindikatës së pavarur të Aeoroportit Ndërkombëtarë “Adem Jashari “zotëri Bashkim Latifi, unë do të jem në konferencë në cilësinë e avokatit të kësaj sindikate. A do të jetë menaxhmenti i aeroportit i arsyeshem që të plotësoj kërkesat e ligjshme dhe të drejtat e punëtorëve, që të parandaloj protesten e paralajmërusr për dy dite me vonë më 08.08.19,e cila fare lehtë mund të shëndërrohet në grevë të përgjithshme në kohen kur APN ka gati 2.5 milion udhëtarë në vit…!!!