Të martën Kuvendi mban seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga PDK-ja
Kuvendi i Kosovës të martën do të mbajë seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës.
Ndërsa Kryesia e Kuvendit do të mblidhet të premten.
Lajmin për “klankosova.tv” e ka konfirmuar këshilltari i kryeparlamentares Vjosa Osmani, Faton Peci.
“Seanca e jashtëzakonshme mbahet në orën 11:00 të martën ( 14 prill), ndërsa Kryesia e Kuvendit të premten (pasnesër), në po të njëjtën orë”, ka thënë Peci.
Se sa janë kushtet e përshtatshme dhe se çfarë masa do të ndermirën për mbajtjen e një seance në kohën e pandemisë do t’i shqyrtojë Kryesia të premten.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në seancën e kaluar kur u shkarkua qeveria Kurti ka dhënë rekomandimet për masat e nevojshme që duhet marrë në mënyrë të parandalimit të përhapjes së virusit në sallën e Kuvendit.