Të martën mbahen zgjedhjet për Kongres në ShBA
05 nëntor 2018
| 15:36
Zgjedhjet për Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) do të mbahen nesër ( e martë) dhe shihen si vlerësim për politikat e presidentit amerikan, Donald Trump.
Demokratët opozitarë shpresojnë të rimarrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, ndërsa republikanët përpiqen të forcojnë kontrollin në Senat.
Pjesëmarrja pritet të jetë e lartë, ndërkohë që mbi 34 milionë qytetarë tashmë kanë votuar.
Ata do të zgjedhin të 435 anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve, 35 nga 100 ulëset e Senatit dhe dhjetëra guvernatorë.
“Unë nuk jam në fletëvotime, por unë jam në fletëvotime, sepse zgjedhjet janë gjithashtu një referendum për mua”, ka thënë Trump në njërin nga tubimet.