Të martën mbahet seanca për ndërtimet te liqeni i Badovcit
24 janar 2020
| 15:41
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinë për ndërtimet te liqeni i Badovcit pritet të mbahet më 28 janar, e martë nga ora 10:00.
Kjo seancë është thirrur nga Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë. Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e kësaj partie, Eliza Hoxha, dje në një konferencë për medie, ka thënë se vendimi për ndërtimin e shtëpive afër Badovcit nuk ka bazë ligjore dhe të gjitha palët duhet të ulen dhe të diskutojnë për këtë.